SHTËPIA KU DUA TË JETOJ!

Fare pranë qëndrës së kryeqytetit, e arritshme nga tre akse rrugësh kryesore, por maksimalisht e mbrojtur nga zhurmat dhe pluhurat; me arkitekture bashkëkohore dhe ekologjike, mes një pylli të gjelbëruar dhe freskisë ndodhet KOMPLEKSI RESIDENCIAL “FIORI DI BOSCO”:

NJE OAZ NË QYTET

I konceptuar si kompleksi i parë rezidencial i shkrirë mes një pylli me pemë të larta dhe parqe të gjelbërta. 50% e sheshit të ndërtimit prej 28.000m është gjelbërim 30-40m distanca mes godinave Mbi 5 orë orientim ideal i godinave, diellëzim natyral i garantuar mbi 5 orë në ditë

NJË KOMPLEKS REZIDENCIAL,

i cili ka bërë pakt me natyrën, ambiente të lumtura për familjen tuaj, një stil jetese për banorët e ardhshëm.

ARKITEKTURA

Konceptimi dhe projektimi i këtij projekti madhështor i është besuar një nga studiove më të mira italiane “Oikos Progetti”. Kompleksi është konceptuar me shpërndarje në gjashtë godina individuale, 10 kate secila, duke lënë hapësira optimale midis tyre 35-40m. Ne 28.000m² truall, mbi 50% eshte zone e gjelber, e e lire për hapësira kreative dhe gjelbërim si dhe parkun me pemë të larta. Kjo realizon pamje dhe privatësi për çdo apartament pavarësisht katit apo orientimit.

PËRSE FIORI DI BOSCO

Duke marrë parasysh kërkesat e klientëve tanë, që kanë besuar në emrin tonë, të konfirmuar për standartet e larta, sjellim aplikimin e teknologjive të fundit në ndërtim për të ofruar cilësinë më të lartë në çdo njësi banimi. Sepse ky kompleks është në funksion të banoreve në rradhë të parë!

  • 24/7 Siguri dhe administrim në të gjithë kompleksin (sipas legjislacionit të njësive vendore)
  • Hapësira për ambiente tregtare si Supermarket, palestër, SPA si dhe ambiente argëtuese për fëmijët dhe prindërit (çdo shërbim që ofrohet brenda kompleksit në funksion të banorëve)
  • Pyll me peme të larta ndërthur në mënyrë të përsosur me gjelbërimin dhe hapësirat e tjera rekreative si: ambiente sportive, kënd lojrash për fëmijët, lulishte me shatërvane dhe hapësira relaksi.
  • Parkime të siguruara për çdo familje në katin –1 dhe vendparkime në sistemimet e jashtme
  • Godina luksoze të banimit, të ndërtuara sipas standarteve Europiane.
  • Teknologji e re ndertimi për të rritur eficiencen termike, e vlerësuar A3. Fasadë e ventiluar dhe vetrata termike
  • Izolimi akustik i mureve perimetral të çdo njësie banimi me lesh xhami/polisterol
  • Vendndodhje strategjike, pranë qendrës së kryeqytetit dhe akseve kryesore të qarkullimit
  • Pjesë e një lagjeje të re, në zhvillim, gjë e cila në pak kohë rrit vlerën e pronës
  • Apartamente kuadrate, me hapësira optimale sipas standarteve, me dritë dhe orientim ideal.
  • Partnership-i më pozitiv dhe investim i garantuar nga firmat Matrix Konstruksion dhe Edil al, Concord Investment, Blessed Investment

SIDO QË TA DONI SHTËPINE TUAJ... NE UA BËJMË TË MUNDUR

  • Dopio ashensor për çdo shkallë, me bateri emergjence
  • Gjenerator emergjence në rast shkëputje energjie elektrike (për ndriçimin e shkallës dhe pompave të ujit)
  • Instalimet e sistemit ngrohje-ftohje multisplit për çdo ambient të apartamentit
  • Rifinitura të cilësisë së parë, importe Europiane. Zgjedhje midis shtrimit me pllaka ose parket.
  • Hidrosanitare të shkëputura nga dyshemeja.
  • Dyer të brendshme dhe të jashtme me rimeso druri, me disa zgjedhje për ngjyrat
  • Vetrata panoramike dhe dritaret me lartësi nga tavani në dysheme

TEKNOLOGJI BASHKËKOHORE STANDARTE EUROPIANE

Në Shqipëri më shumë se 60% e energjisë shfrytëzohet nga konsumatorë familjarë prej të cilës shumica shkon për ngrohje – ftohje të ambienteve të banesave.

Sipas direktivës europiane 2012/27 EU duhet të merren masa të reja për efiçencën e energjisë dhe reduktimin e humbjeve termike.

Çertifikata energjisë së ndërtesës do të jetë së shpejti një dokument i domosdoshëm në Shqipëri, si në gjithë vendet e Bashkimit Europian.


Për këtë arsye fasada e godinave është fasadë termike me efiçencë A3


Aplikimi i fasadës se ventiluar

  • Izolimi siguron depozitim maksimal të nxehtësisë/ ftohjes në brendësi të ndërtesës.
  • Eleminim të urave termike, kursim energjie 50%
  • Parandalon shkatërrimin e ndërtesës nga lagështia.
  • Parandalon kondensimin, eliminim i mykut në mure
  • Përmirson akustikën e ndërteses

Vetrata termike

  • Koeficent i përcjelljes të temperaturës Uë = 0,67 W/m2K, izolim perfekt termik
  • Mbushje me gaz Argon midis xhamave; hapësirë e gjere midis xhamave
  • Sistem me 6 Dhoma të profilit termik
  • Izolim shumë i mirë akustik
  • Përdorimi i xhamit të lartë sa i tërë kati për të optimizuar hyrjen e dritës së diellit